Milunović: Komuna e Mitrovicës Veriore nuk është “dhuratë” e askujt, duhet të merremi me çështje lokale, disa vendime thellojnë hendekun mes komuniteteve

Image

Dušan Milunović është i vetmi asambleist nga komuniteti serb në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Me të kemi biseduar për vendimet e këtij kuvendi komunal dhe vendimet e vetë kryetarit. Ai vlerëson se ekziston një shkallë e mosbashkëpunimit mes autoriteteve legjislative dhe ekzekutive në këtë komunë.

Në përgjigje të komentit se krijohet përshtypja se vendimet e caktuara që vijnë nga zyra e kryetarit nuk i marrin parasysh nevojat e komunitetit serb – komunitetit shumicë në Mitrovicën e Veriut, Milunović thotë:

“Do të përdor një shprehje të një kolegut tim shqiptar, asambleist. Nëse qytetarët e Mitrovicës veriore kanë njëqind gjëra me interes të përbashkët, të cilat kanë të bëjnë edhe me serbët edhe me shqiptarët, ndërsa tri që janë pak kontestuese, më duket se dikush po i ngritë këto tri që janë kontestuese ndërsa askush nuk i vë në dyshim këto të tjerat”.

Më shumë detaje në podkast-in tonë në vijim.

Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Ndërpreje heshtjen” i cili zbatohet nga Alternativna në partneritet me radio Kontakt plus.

Kjo përmbajtje është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Kjo përmbajtje është përgjegjësi e Alternativnes dhe Radios Kontakt Plus dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht bindjet apo qëndrimet e Bashkimit Evropian.


*Preuzimanje i objavljivanje sadržaja sa portala Kontakt Plus radija, nije dozvoljeno bez navođenja izvora.