Radić për Banjskën: Incident i serioz, por jo aksion apo pushtim në veri, serbët në Kosovë të tradhtuar, vendosja e ushtrisë për përdorim të brendshëm

Image
Foto: N1

Banjska – fshat në veri të Kosovës – vend turistik, është bërë e njohur në publikun vendor dhe ndërkombëtar. Fatkeqësisht, jo për turizmin, ujin e banjës, por për konfliktin e armatosur. Katër të vdekurit – një polic i Kosovës dhe tre serbë – është epilogu i asaj që ndodhi nga mëngjesi i hershëm i 24 shtatorit dhe vazhdoi për orë të tëra më pas. Ndërsa janë sqaruar disa detaje, si kush e mori përgjegjësinë dhe kush mori pjesë (siç njoftoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq), ka ende një sërë të panjohurash.

Pyetja kryesore që intrigon mbarë opinionin është – cili ishte qëllimi i aksionit në Banjskë?

Ne folëm për këtë dhe tema të tjera në lidhje me Banjskën në një podcast të ri me analistin ushtarak Aleksandar Radić. Për të është vendimtare të zbulohet se kush qëndron pas organizimit të grupit në Banjskë. Ky analist ushtarak vlerësoi gjithashtu se rasti në Banjskë ka treguar se Serbia ka probleme të brendshme në aspektin e sigurisë, për shkak të interesave politike dhe partiake.

Dëgjoni podcast-in më poshtë.

Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Ndërpreje heshtjen”, i cili zbatohet nga Alternativna në partneritet me Radio Kontakt Plus.

Përmbajtja është krijuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe është përgjegjësi e vetme e Alternativna dhe Radio Kontakt Plus, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.


*Preuzimanje i objavljivanje sadržaja sa portala Kontakt Plus radija, nije dozvoljeno bez navođenja izvora.