Radio Kontakt Plus - Radio kojem se veruje
Radosavljević: Qytetarët në veri janë objekt i lojës së Prishtinës dhe Beogradit, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është zgjidhje thelbësore, duhet stabilizim i mundësive dhe qeverisje demokratike

Në podcastin me pronarin e RTV Mir, Nenad Radosavljević, kemi diskutuar për krizën aktuale në veri të Kosovës, zgjidhjet e mundshme dhe kush është përgjegjës për situatën aktuale.
Fajtorin ai e sheh tek Aleksandar Vučić, i cili, thotë, i ka dhënë urdhër Listës Serbe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.
Ndërsa, ai e sheh kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin si përgjegjësin e dytë për krizën aktuale për shkak të vendimit për dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës që morën nën kontroll ndërtesat komunale në katër komuna në veri të Kosovës.
Zgjidhjen e sheh në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por pas tërheqjes së njësive speciale nga veriu. Ai e përshkruan Asociacioni i Komunave Serbe si “karrotë dhe shkop”.
Kur zgjidhja e problemit nuk dihet, atëhere thirret në Asociacion. Gjë që nuk është zgjidhje thelbësore, tha ai.
Podkasti u xhirua më 22 qershor.
Kjo artikull është krijuar në kuadër të projektit “Ndërpreje heshtjen”, i cili zbatohet nga Alternativna në partneritet me radio Kontakt plus.

Kjo artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e Alternatives dhe Radios Kontakt Plus dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht bindjet apo qëndrimet e Bashkimit Evropian.
*Preuzimanje i objavljivanje sadržaja sa portala Kontakt Plus radija, nije dozvoljeno bez navođenja izvora.