Shpërngulja e serbëve nga Kosova: Shifra paushalle dhe faktorë kompleks

Image
Foto: Kontakt Plus

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petković, ka deklaruar më 2 tetor se 11 për qind e serbëve janë larguar nga veriu i Kosovës dhe kanë shkuar në Serbinë qendrore.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, në një paraqitje të tij i ftuar në TV Happy, deklaroi se disa ambasada e dinë se 11 përqind e serbëve janë larguar nga Kosova që kur Kurti erdhi në pushtet, por se ata “po bëjnë sikur nuk e shohin, duke pritur që Kosova të mbetet pa serb.”

Njëkohësisht ai paralajmëroi se “nëse bashkësia ndërkombëtare lejon vazhdimin e terrorit, njerëzit do të ngriten dhe do të fillojnë të paketojnë gjërat në kamionë, traktorë dhe autobusë”.

Igor Marković thotë se kjo qasje e zyrtarëve serbë aktualisht është kundërproduktive, pasi rezulton me përhapjen dhe forcimin e frikës tek qytetarët. Ai thekson se emigrimi i serbëve nga Kosova ka vite që po vazhdon dhe shton se është dashur të flitet shumë më herët.

Shton se numri prej 11 përqind është paushall dhe nuk është i bazuar në të dhëna specifike.

Gjithashtu tregon se që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nuk ka asnjë mënyrë statistikore mbi mbarëvajtjen e të dhënave për numrin e përgjithshëm të serbëve të Kosovës, qoftë në jug apo në veri të Ibrit.

Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Ndërpreje heshtjen”, i cili zbatohet nga Alternativna në partneritet me Radio Kontakt Plus.

Përmbajtja është krijuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe është përgjegjësi e vetme e Alternativna dhe Radio Kontakt Plus, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.


*Preuzimanje i objavljivanje sadržaja sa portala Kontakt Plus radija, nije dozvoljeno bez navođenja izvora.